“Marakli t’biçikllave” ka organizuar marsh vetëdijësues me biçikleta në kuadër të 16 ditëshit aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave. Aty u apelua të mos përdorët dhuna ndaj grave dhe vajzave.
Berat Rakovica, drejtor i organizatës “Marakli t’biçikllave”, derisa ka treguar qëllimin e këtij aktiviteti, tha se duhet të ketë më shumë vetëdijesim të meshkujve në lidhje me dhunën dhe jo t’iu tregohen grave të drejtat e tyre.
“Mendoj se nuk janë duke bërë fushatat në kategorinë e duhur, më shumë ka nevojë për informim, të vetëdijesohen meshkujt sesa t’i tregojnë vajzave dhe grave se çfarë kanë drejtë ato, pra, duhet punuar më shumë me meshkuj, për t’ia treguar të drejtat atyre përkrah partnereve tyre”, tha Rakovica.
Rakovica shtoi se do vazhdojnë me aktivitete të tilla. Sipas tij, shumica e këtyre rasteve ndodhin nga vetëdija e ulët, ndërsa bëri thirrje të gjithë qytetarëve të punojnë më shumë në këtë drejtim.
“Ne vazhdimisht bëjmë fushata në këtë drejtim dhe i targetojmë dhunuesit dhe jo të dhunuarat, pra meshkujt, organizojmë më shumë aktivitete për t’i vetëdijesuar ata dhe jo vetëm në qytet, Prishtinë, kështu siç është fokusi momentalisht, por të shkojmë në vende rurale, në qytete më të vogla, dhe t’i tregojmë se çfarë kanë të drejtë dhe si duhet të sillen. Shumica e bëjnë nga mosdija, nga vetëdija e ulët dhe i bëjmë thirrje të gjithëve të punojnë më shumë në këtë drejtim”, shtoi Rakovica.
Patriot Bllaca, çiklist e ka vlerësuar këtë aktivitet, derisa ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vetëdijesohen dhe të mos përdorin dhunë ndaj gjinisë femërore.
“Këtë aktivitet e veçoj për shumë arsyeje, pasi është për dhunën ndaj grave apo vajzave, pasi kohëve të fundit kemi pas kogja shumë raste që kemi keqtrajtime të grave. Kisha bërë apel të gjithë shqiptarët, të rinia jonë e të gjithë të tjerët që me qenë sa më të vetëdijshëm që me gruan duhet të sillen mirë. Çfarëdo që ndodh, vetëm te rrahja dhe vrasja nuk bën të ndodhë”, tha Bllaca.
Dardan Morina, pjesë e grupit “Marakli t’biçikllave”, tha se duhen më shumë aktivitete të tilla. Sipas tij, në këtë formë promovohet paqja dhe zvogëlohen rastet.
“Qëllimi jonë është çdoherë t’i informojmë njerëzit që dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje, është aktivitet që ne jemi gjithherë në mbrojtje të gjinisë së femrave…5:50 Mendoj se është zgjidhje e duhur dhe duhet me pas sa më shumë aktivitete të tilla, për shkak se sa më shumë promovohet paqja, aq më pak do të kemi me raste”, tha Morina.
Në Kosovë fushata kundër dhunës është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriu. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE