Dy marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë për autostrada dhe hekurudha po cilësohen si jotransparente.
Përkundër se në letrat e interesit, dy palët të premten e javës së kaluar në Munih të Gjermanisë, kanë hedhur nënshkrimet për të shprehur gatishmërinë e tyre për hapjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja, ende nuk dihet saktë për përmbajtjen e tyre.
Për të dhënë sqarimet mbi këto marrëveshje ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka qenë i paqasshëm për KosovaPress.
Analisti politik Arton Demhasaj thotë për KosovaPress, se kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkoi llogari nga dy zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës që e nënshkruan marrëveshjet.
Sipas tij, është skandal në veti që Qeveria e re mos të jetë në dijeni për këto dy marrëveshje me Serbinë.
“Fillimisht ne nuk e kemi ditur as që është diku u negociuar për këto marrëveshje, as për marrëveshjen e linjës ajrore e njëkohësisht e as për këto dy marrëveshje të reja. Pra, një proces që ka qenë jotransparent sepse nuk e kemi ditur kush po negocion dhe me autorizimin e kujt po negociojnë… tashmë zotëri Kurti është udhëheqës i qeverisë, kryeministri i vendit, në mënyrë indirekte mundet me kërku llogari nga ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku që me kërku llogari nga zyrtarët që kanë nënshkruar këto marrëveshje. Përnjëmend është e paprecedent dy zyrtarë të një ministrie me nënshkru marrëveshje në emër të Kosovës e në ato marrëveshje mos me qenë në dijeni as qeveria e as ministrat. Nëse kështu ka qenë e vërteta, atëherë është skandal i llojit të vet”, thotë ai.
Por, krahas saj, Demhasaj thotë se çdo hapje e linjës së hekurudhës dhe autostradave që lidhen me secilin vend fqinjë i kontribuon zhvillimit ekonomik.
“Duke mos pa përmbajtjen dhe dokumentin origjinal të këtyre marrëveshje është problem me analizu se a janë të mira, apo të këqija për Kosovën këto marrëveshje. Pasi akoma nuk janë publikuar. Por në parim çdo hapje e linjës së hekurudhës dhe autostradave që lidhen me secilin vend fqinjë i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit dhe të gjitha tjerave. Çdo investim që bëhet në përmirësimin e hekurudhave, rrugëve dhe gjithçka tjetër shkon në zhvillimin ekonomik”, u shpreh Demhasaj.
Fjalë të mira për këto marrëveshje, ka njohësi i rrethanave politike, Faton Abdullahu, i cili thotë kjo marrëveshje tashmë ekziston dhe duhet të vazhdohet më tutje.
“Marrëveshja ekziston është mirë që është nënshkruar duhet të vazhdojnë që të jetë transparente me shumë që të involvohet qeveria më shumë. Të mos fajësojë qeveritë e kaluara. Të koordinohen partnerët ndërmjet veti që të ndihmojnë më në fund procesin për të përshpejtuar çdo gjë. Të mos ngecet, por të ndihmojmë ShBA-të, Aleancës euro-atlantike për t’i përshpejtuar punët në shumë sfera e sidomos në raport me Serbinë”, thotë ai.
Për palën kosovare letrat e interesit, përkatësisht marrëveshjet i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Këto marrëveshje, por edhe ajo për linjën ajro re, janë bërë me ndërmjetësimin e dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE