Marrëveshje në vlerë prej 3 milionë euro mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për rrugët kryesore të qytetit
Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 3 milionë euro.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili tha se marrëveshja përfshinë ndërtimin e rrugëve kryesore.
Ai ka listuar edhe rrugët në të cilat do të realizohen projektet infrastrukturore.
"Rrethrrotullimi në udhëkryqin e qarkores dhe rrugës së Prishtinës, Lagjen Arbëria, Lagjen e Zabelit të Sahit Agës, Rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogël deri në dalje të rrugës qarkore), Rruga “Avdullah Presheva” (nga xhamia e medresës deri në dalje të rrugës qarkore), Rruga “Pajazit Ahmeti” (rikonstruimi i rrugës aktuale), “Vëllezërit Frashëri dhe Fatmir Ibishi” (në lagjen Dheu i Bardhë), Zona urbane po merr formë e frymë”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/






























