LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshje e fshehtë me Listën Serbe”: Pas Duda Balje, reagon edhe Emilija Rexhepi

“Marrëveshje e fshehtë me Listën Serbe”: Pas Duda Balje, reagon edhe Emilija Rexhepi

Pas Duda Balje, një reagim lidhur me një “marrëveshje të fshehtë” ndërmjet koalicionit “Vakat” dhe “Listës Serbe” ka ardhur edhe nga Emilija Rexhepi.

Balje, përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se ‘Vakat’ përmes marrëveshjes së fshehur [me Listën Serbe] ka marrë afër 1,000 vota në mjediset serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Ndërsa reagimi i presidentes së Partisë së Re Demokratike nga Prizreni, Emilija Rexhepi, ka ardhur gjatë një interviste për mediumin boshnjak “politicki.ba” në lidhje me këtë problem dhe situatën në Kosovë.


Balje akuzon koalicionin 'Vakat' për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak
Lexo po ashtu Balje akuzon koalicionin 'Vakat' për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak

Siç edhe shkruan mediumi në fjalë, pas informacionit jozyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga tre vendet e garantuara boshnjake në Kuvendin e Kosovës, dy erdhën nga vendet me një popullsi të konsiderueshme të votuesve serbë.

Dhe e pyetur se sa i saktë është informacioni se Beogradi ndërhyri në zgjedhjen e deputetëve boshnjakë dhe në çfarë mënyre, Rexhepi ka thënë: “Me ndikim të drejtpërdrejtë të Listës Serbe, përmes Adriana Hoxhiq, e cila ka qenë në marrëveshje me ta për 20 vjet me presidentin e koalicionit Vakat, Rasim Demiri,…”.

“Plani i tyre ishte të fitonin të tre vendet tona dhe kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat serbe në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori