Jules Kounde, përveç një befasie të madhe, ai do t'i bashkohet me Barcelonën.

Sevilla dhe klubi katalanas janë në negociata të avancuara dhe e ardhmja e qendërmbrojtësit francez mund të bëhet zyrtare në orët e ardhshme.


Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për shumën fikse të transferimit për lojtarit, rreth 50 milionë euro.

Kounde 1

Ajo që pengon arritjen e një dritë jeshile absolute janë bonuset e ndryshueshme prej 10 milionë euro mbi tarifën fikse.

Sipas mediave këto 10 milionë euro, pesë do të jenë të lehta për t'u përmbushur.

Shifrat e operacionit janë shumë të ngjashme me ato të paraqitura nga Chelsea.

Kounde ishte kandidati i preferuar i Xavi për të përforcuar mbrojtjen për sezonin 2022/23. /Telegrafi/

telegrafi sport app