Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, ka ndarë emocionet dhe pritshmëritë e tij për finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të zhvillohet më 13 korrik në ‘MetLife Stadium’ në SHBA. 

“Çdo ndeshje ka historinë e vet. Nuk mund të mendojmë se gjithçka është e kryer vetëm sepse kemi fituar ndeshje të mëdha. Ne fokusohemi gjithmonë te sfida e radhës”. 


“Në një finale, gjithçka është 50 me 50. Jemi të gatshëm të luftojmë për këtë trofe".

“Pavarësisht se kush është kundërshtari, ne i qëndrojmë besnikë stilit tonë. Ky trofe ka një rëndësi të jashtëzakonshme, është një mundësi që vjen vetëm një herë në katër vjet”.  

“Jemi të vendosur ta fitojmë dhe ta përmbyllim këtë sezon historik në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi braziliani. 

PSG ka siguruar finalen pasi mposhti Real Madridin në gjysmëfinale me rezultat bindës 4-0, duke treguar dominim të plotë në kompeticion. 

Chelsea, nga ana tjetër, siguroi vendin në finale duke mposhtur Fluminensen me shifrat 2-0, dhe është në kërkim të trofeut të dytë të Kupës së Botës për Klube në histori./Telegrafi/

telegrafi sport app