LAJMI I FUNDIT:

Markoviq: Mali i Zi nuk e ka për detyrë të kujdeset për arratisjen e Gruevskit

Markoviq: Mali i Zi nuk e ka për detyrë të kujdeset për arratisjen e Gruevskit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka deklaruar se është detyrë e Maqedonisë dhe jo e Malit të Zi që të kujdesej për arratisjen e Nikolla Gruevskit.

Ai ftoi kryeministrin Zoran Zaev që të merret më shumë me çështje se pse nuk u lëshua në kohë fletarresti për Gruevskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke e komentuar deklaratën e Zaevit, i cili para disa ditësh tha se ndjehet i habitur që katër shtete-mike të Maqedonisë kanë lejuar ikjen e Gruevskit përmes terrirotir të tyre, Markoviq tha se Gruevski nëpër Malin e Zi ka kaluar në mënyrë ligjore me dokumente personale.


“Ka hyrë në Malin e Zi dhe ka shkuar për Serbi. Në atë moment sipas të dhënave që posedon Mali i Zi për Gruevskin nuk ka pasur të lëshuar fletarrest, e as nuk ka pasur interesim nga Maqedonia”.

“Miku im Zoran Zaev duhet të merret me faktin se pse në kohë nuk është lëshuar fletarrest për Gruevskin dhe si ka arritur të futet pa pasaportë në një vend anëtare të BE-së, kjo çështje nuk mund t’i ngarkohet Malit të Zi”, tha Markoviq në intervistë për RTCG./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori