LAJMI I FUNDIT:

Marka e njohur fillon shitjen e unazave të fejesës për burra

Marka e njohur fillon shitjen e unazave të fejesës për burra

Tiffany & Co ka lansuar një sërë unazash fejese posaçërisht për burra.

Marka e famshme e aksesorëve, e cila është në pronësi të LVMH, ka krijuar tre dizajne të ndryshme, secila prej të cilave ka një brez të trashë dhe një diamant në qendër. Unazat vijnë në platin dhe titan.


Diamantet variojnë nga një deri në pesë karat dhe klientët mund të zgjedhin një prerje të shkëlqyeshme smeraldi, smeraldi katror ose të rrumbullakët.

Tradicionalisht në marrëdhëniet heteroseksuale, gratë janë ato që mbajnë unaza fejese, duke e bërë këtë një lëvizje novatore për Tiffany & Co që sfidon normat kulturore rreth martesës.

Përshkrimi në faqen e Tiffany të një prej unazave thotë: “Duke sinjalizuar një epokë të re të dashurisë, unaza e fejesës për burra ‘Charles Tiffany Setting’ është një simbol i mjeshtërisë së pakrahasueshme të Tiffany.

Projektuar me ekspertizë në platin me një diamant të rrumbullakët të shkëlqyeshëm në qendër, format e forta të kësaj unaze dhe linjat e pastra ri mendojnë format tradicionale”.

Në vitin 2010, Michael Bublé u bë temë diskutimi kur u pa të mbante një unazë fejese. Bublé është i martuar me aktoren argjentinase Luisana Loreley Lopilato de la Torre dhe në kulturën argjentinase është normale që një burrë të mbajë një unazë fejese. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori