LAJMI I FUNDIT:

MARINA rikthehet me këngën “Butterfly”

MARINA rikthehet me këngën “Butterfly”

Pas një pauze dyvjeçare, këngëtarja e njohur, MARINA, është rikthyer me një këngë të re, të titulluar “Butterfly”.

Kënga shënon një pikë kthese për artisten, e cila përmes tekstit të saj përçon mesazhin e transformimit dhe vetëvlerësimit.

“Po të them lamtumirë… Më shiko të rritem nga larg ndërsa shndërrohem në flutur.”, këndon ajo, duke lënë të kuptohet se është në një fazë të re të jetës dhe karrierës së saj.


Foto: Screenshot/YouTube

E shoqëruar nga një videoklip i drejtuar nga Aerin Moreno, kënga sjell një estetikë magjepsëse, ku MARINA shfaqet me veshje të ndryshme teksa kërcen në ambiente të ndryshme.

“Butterfly” shënon publikimin e saj të parë që nga “Ancient Dreams in a Modern Land” (2022), albumi i saj i fundit, i cili mori vlerësime të shumta nga kritikët.

Foto: Screenshot/YouTube

Duke folur për ‘Rolling Stone’, artistja ka treguar se është në fazën e krijimit të albumit të saj të gjashtë dhe po e shijon këtë proces pa ndonjë presion për sukses komercial.

“Kam gjashtë muaj që shkruaj. Ende nuk kam filluar prodhimin, por nuk dua të nxitohem. Ky album është një përvojë ndryshe për mua”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

MARINA, e cila fillimisht njihej si Marina and the Diamonds, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme me albume si “The Family Jewels” (2010), “Electra Heart” (2012) dhe “Froot” (2015).

Në 2019, ajo vendosi të ndryshojë drejtim duke hequr “and the Diamonds” nga emri i saj dhe duke vazhduar thjesht si MARINA.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç suksesit muzikor, këngëtarja ka folur hapur edhe për sfidat personale, përfshirë betejën e saj me sindromën e lodhjes kronike, një problem shëndetësor që e ka ndikuar ndjeshëm në jetën e saj.

Në një intervistë të mëparshme, ajo tregoi se albumi i saj i fundit ishte i frymëzuar nga çështje sociale dhe politike, duke theksuar se tani është më e përqendruar në artin e saj sesa në suksesin komercial.

Ndërkohë, MARINA ka konfirmuar se albumi i saj i ri do të publikohet në 2025, duke premtuar një rikthim të fuqishëm për fansat e saj. Me “Butterfly” ajo ka dhënë një shije të parë të asaj që do të vijë, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një nga artistet më unike në muzikën pop. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori