LAJMI I FUNDIT:

Marigona Qerkezi në garë për çmimin “Operalia”

Marigona Qerkezi në garë për çmimin “Operalia”

Sopranja nga Kosova, Marigona Qerkezi, vazhdon të jetë pjesë e skenave operistike botërore. Ajo është në garë për çmimin `Operalia`.

“Unë fitova edhe në ‘Portofino’, në Itali, dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, i tha RTK-së.


Ajo është zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në këtë konkurs për çmimin “Operalia”.

“Çdo herë duhet të sjellësh më të mirën nga vetvetja”, tha ajo.

Gara do të mbahet shumë shpejt. Qerkezi shprehet se ka “një program shumë të pasur”.