Edhe pse ka kohë që janë ndarë, ata u panë sërish bashkë natën e së enjtes.

Ish-çifti i njohur Mariah Carey dhe Nick Cannon janë fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa shfaqeshin së bashku duke darkuar në një restorant në Los Angeles.


maria1

U përfol se ata nuk kanë një marrëdhënie të mire mes vete , madje si shenjë revolte këngëtarja Carey kishte djegur vellon e saj në klipin e ri, duke mos dashur të kujtojë asgjë nga e kaluara.

Mirëpo gjithçka del të jetë e pavërtetë, pasi Mariah dhe Nick vazhdojnë të takohen ende herë pas here.

Nën shoqërinë e tyre mbrëmë duket të kenë qenë edhe fëmijët, të cilët janë edhe arsyeja kryesore pse ata ende vazhdojnë të mbajnë kontakte miqësore. /Telegrafi/

maria2