Dukesha Kate Middleton duket gjithë elegante dhe e hijshme në paraqitjet e saj.

Shpesh është cilësuar si një stil unik, por mesa duket nuk është e vetmja që gjithmonë di të vishet bukur në stilin mbretëror.


Princesha Mari e Danimarkës është një tjetër vajzë mbretërore, e cila vishet me po aq shije sa Dukesha e Kembrixhit.

maria1

Në disa raste, ato të dyja janë shfaqur edhe me veshje shumë të ngjashme.

kate2 1

Për shkak të ngjashmërisë në disa tipare të fytyrës, shpesh kate dhe Mari janë cilësuar edhe si motra.

kate3 1

Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetët e tyre, pasi ato nuk janë aq të ngjashme.

Kate e takoi Princin William kur ata ishin duke studiuar së bashku në Skoci në vitin 2001, ndërsa martesën e tyre e celebruan në vitin 2011.

treshj

Ndërsa Maria e takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm Princin Frederik, gjatë Olimpiadës së Sidneyt në vitin 2000.

Mari është nëna e katër fëmijëve, ndërsa Dukesha e Kembrixhit është në pritje të fëmijës së tretë.

tete

Ato janë parë shpesh në takime së bashku, me çka kanë treguar se ruajnë një raport të mirë mes tyre. /Telegrafi/

fotokshtu