LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia vendi i vetëm në rajon me dy operatorë telefonik

Maqedonia vendi i vetëm në rajon me dy operatorë telefonik

Maqedonia është vendi i vetëm në rajon me vetëm dy operatorë telefonik (Telekom dhe Vip.One) dhe kjo për shkak se operatorët e mëdhenj nuk kanë interes të investojnë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Agjencisë për komunikim elektronik, Sasho Dimitrijoski, tha se interes për të investuar në Maqedoni për  momentin kanë vetëm dy kompani.


“A do të ketë operatorë të tretë në vitin 2017, varet prej vlerësimit të operatorëve botëror se a do të gjejnë interer për të investuar këtu. Ajo që ne duhet të bëjmë është të rregullojmë spektrin e frekuencave, që është një nga kushtet themelore që një operatorë i interesuar të aplikojë në tender dhe të investojë këtu”, deklaroi Dimitrijoski./Telegrafi/