Me një PBB për frymë prej 6.608.08 dollarë amerikanë, Maqedonia e Veriut renditet e 5-ta në listën e vendeve më të varfra në Evropë në vitin 2023, të publikuara nga portali gjerman Derwensten.
“A është vërtet Gjermania një nga vendet më të varfra në Evropë? Kështu ndihen disa duke pasur parasysh hendekun social në rritje. Sqarojmë se cilat vende janë dhjetë vendet më të varfra në Evropë në vitin 2023”, shkruhet në artikull. Lista kryesohet nga Kosova në vendin e dytë, Shqipëria në të katërtin dhe Maqedonia në të pestin.
“Në rrjedhën e një mosmarrëveshjeje për emrin me Greqinë fqinje, Maqedonia e Veriut mori emrin e saj vetëm që nga viti 2019. Në aspektin sportiv, vendi tërhoqi vëmendjen ndaj vetes kur fitoi në mënyrë sensacionale kundër kombëtares gjermane të futbollit në kualifikimet e 2022 për Kupën e Botës në Duisburg dhe fitoi çuditërisht kundër kampionëve të Evropës, Italisë në play-off e mëvonshme.
Megjithatë, kjo nuk mund të fshehë faktin se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të varfra në Evropë….Vendi vuan nga papunësia e lartë dhe të ardhurat relativisht të ulëta nga eksporti, gjë që rezulton në një deficit të madh të tregtisë së jashtme. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku. Maqedonia e Veriut ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim në BE në vitin 2004. Një vit më vonë, vendit iu dha statusi zyrtar i vendit kandidat”, thuhet në rangimin e portalit.
Lista është krijuar mbi bazën e PBB për frymë (PBB pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend) pjesëtuar me numrin e banorëve për të përpiluar një listë sa më të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropës. Vendi më i varfër në Evropë, Ukraina, me një GDP prej 4.348.57 dollarë. Më pas Kosova, vendi i dytë më i varfër me një PBB 5.290.48 USD. Vendi i tretë- Moldavia me PBB për frymë 5.671.22 dollarë amerikanë. Vendi i katërt – Shqipëria. Produkti i Brendshëm Bruto i këtij vendi është 6.457.22 dollarë për banor.
Pas Maqedonisë, në vendin e gjashtë radhitet Gjeorgjia me një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë. Tre vendet e tjera të rajonit janë në pozita më të mira. Bosnja dhe Hercegovina, është në vendin e shtatë me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë, vendi i 9-të është për Malin e Zi me një PBB prej 9.811.86 dollarë amerikanë për frymë. Në vendin e 10-të renditet Serbia, e cila ka një PBB prej 10.360.72 dollarë për frymë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë