LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të pësojë dëme prej miliona eurove nga bllokimi i Evzonit

Maqedonia do të pësojë dëme prej miliona eurove nga bllokimi i Evzonit

Dëmi i shkaktuar nga bllokimi 18-ditor i kalimit kufitar Greqi-Maqedoni është i madh, theksuan nga shoqata e transportuesve ”Makam-Trans”. Sipas përfaqësueses së kësaj shoqate, Biljana Muratovska, kompanitë transportuese kanë pësuar dëme në vlerë prej miliona eurove.

“Transportuesit kanë vuajtur dëme prej miliona eurove. Nëse llogarisim se çdo ditë, në vendkalimin kufitarë Bogorodicë kalojnë të paktën 100 automjete të rënda, dëmi për 10 ditët e para të bllokimit arrin mbi 2 milion, duke llogaritur mesatarisht 200 euro dëme në ditë për automjet. Kësaj vlere u shtohen edhe dëmet financiare të shkaktuara nga dërgesat e humbura dhe shpenzimet për përdorimin e rrugëve alternative”, deklaroi Biljana Muratovska nga Shoqata e transportuesve “Makam-trans”.


Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se mbyllja e pikës kufitare Evzoni, ka goditur keq kompanitë që importojnë nga porti i Selanikut. Ai thotë se ende nuk kanë të dhëna rreth dëmeve që kanë pësuar kompanitë, por premtoi që të gjitha shpenzimet shtesë, kompanive do t’u kompensohen.

Vendkalimi kufitar Evzonit që ishte mbyllur për 18 ditë është kalimi më i afërt nga portit i Selanikut. Kjo pikë kufitare u bllokua nga ana e bujqve grek, për shkak të mos pranimit të kërkesave të tyre për reforma në tatimore nga ana e autoriteteve greke./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori