LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia sonte pa ndryshime në formacion kundër Uellsit

Maqedonia sonte pa ndryshime në formacion kundër Uellsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si në ndeshjen e kaluar ndaj Lihtenshtajnit për përballjen e sotme kundër Uellsit, e cila do të luhet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45, njofton Telegrafi.

Trajneri Bllagoja Milevski nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin titular të ekipit të tij , në duelin e sotëm ndaj Uellsit, e që është ndeshaj e dytë në kualifikueset për Botërorin 2026.

Ndryshime mund të ketë vetëm në aspektin taktik, ku pritet që lojtarët e krahut, Ezgjan Alioski dhe Darko Çurlinov, të jenë më të angazhuar në fazën mbrojtëse, duke marrë parasysh që krahët janë arma më e fortë e Uellsit.


Nga lista e lojtarëve ka rënë përfundimisht Stefan Ashkovski, i cili nuk e përballoi as stërvitjen e djeshme dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e sontëm. Nga futbollistët shqiptar edhe sot pritet të jenë kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski.

Të dyja përfaqësueset vijnë në këtë duel me nga tri pikë të fituara në ndeshjet e para – Maqedonia e Veriut mposhti Lihtenshtajnin si mysafire, ndërsa Uellsi triumfoi ndaj Kazakistanit në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

La Liga
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bundesliga
Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori