LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia shumë shpejtë mund të eksportojë mish derri

Maqedonia shumë shpejtë mund të eksportojë mish derri

Përmes përforcimit të masave të bio-sigurisë në ferma planifikohet të ndërpritet vaksinimi nga “murtaja e derrit” dhe me këtë Maqedonisë t’i mundësohet eksport i mishit të derrit jashtë vendit. Aktualisht për shkak të vaksinimit nuk mund të eksportojë mish i tillë jashtë vendit dhe me këtë humben shumë para. Shumica e kapaciteteve vendore i përmbushin standardet e kërkuara evropiane, por do të duhet të kihet kujdes me fermat e vogla.

”Përfitimi i arritjes së këtyre masave të bio-sigurisë është ajo që do të përmirësohet gjendja shëndetësore e kafshëve dhe do të ulen shpenzimet për shërim dhe parandalim. Ndërsa, me daljen në tregjet e huaja do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike e fermerëve” – deklaroi Zoran Antanasovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


”Në masë të madhe tani i plotësojmë kërkesat për mish derri në vend dhe eksporti është i mirëpritur. Tregu i Maqedonisë është i vogël dhe me çdo import të mishit të derrit në vend menjëherë bëhen çrregullime”– thotë Donço Dimov, fermer.