LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia po zbrazet: Për tetë vjet janë larguar 700 mijë qytetarë

Maqedonia po zbrazet: Për tetë vjet janë larguar 700 mijë qytetarë

Mosbesimi në institucione i krijon arsyet kyçe të ikjes së qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.

Përkundër deklaratave të pushtetarëve në nivel qendror dhe lokal të cilët thonë se angazhohen për të krijuar kushte më të mira, sidomos për të rinjtë që të qëndrojnë në vend, trendi i largimit nuk ndalon.


“Prej vitit 2011 deri 2019, nga shteti ynë janë larguar 700 mijë qytetarë, ose thuajse çdo i katërti. Edhe pse ky tren u ul gjatë periudhës së kovidit, fatkeqësisht, ky është problem serioz, jo vetëm për bartësit e funksioneve publike, por edhe për krijuesit e politikave dhe gjithë shoqërinë”, deklaroi dje zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, pesë arsyet kyçe për këtë trend vijnë nga mosbesimi në institucione.

“Mosbesimi në kuptimin e korrupsionit të lartë, jostabiliteti i lartë politik ishin në vend të parë, ndërsa të tjerat janë standardi jetësor, problemet me arsimit, me shëndetësinë, me perspektivën e fëmijëve, të gjitha këto vijnë nga politikat e gabuara në 30 vitet e fundit”, deklaroi Bytyqi.

Ai gjithashtu tha se skandalet në disa institucione tregojnë se gjatë punësimit edhe më tej më e rëndësishme është përkatësia partiake, se sa kualifikimet profesionale.

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se në Agjencinë për Punësim përqindja e të papunëve është e lartë, por shtoi se 93.4% nga të papunët janë analfabetë funksional, që do të thotë se aftësitë e tyre nuk i përgjigjen tregut të punës.

Sipas tij, për shkak të shpërnguljes masive nga vendi, paraqitet mungesë në tregun e punës dhe ky është problem i gjithë shoqërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori