LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, më shumë shi në Kumanovë dhe Tetovë

Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, më shumë shi në Kumanovë dhe Tetovë

Moti jostabil, me erë dhe shi ka kapluar Maqedoninë e Veriut.

Më së shumti shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Kumanovë, ku janë matur 52 litra për metër katror, ​​47 në Kodrën e Diellit dhe 42 litra në Tetovë.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në 24 orët e kaluara kanë rënë 40 litra shi në Pozharanë, Shkup-Petrovec 34, Prilep 33, Krushevë dhe Shkup 32, Mavrovë 26, Vinicë 24, Ohër 22, Pretor 18, Shtip 17, Lazaropole dhe Gjurishte 16, Topolçan 15, Demir Kapi 11, Kriva Pallankë 10, Manastir 8, Strumicë dhe Gjevgjeli 6, Berovë 5 dhe në Dojran 4 litra për metër katror.


Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë parashikon se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë të dendura, nga 10 deri në 20 litra për metër katror.

Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të përcjellura me bubullima dhe me kushte për paraqitje të rrallë breshëri.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup kryesisht do të mbaj mot me vranësira dhe i freskët, me reshje shiu, kohë pas kohe të dendura dhe të rrëmbyeshme.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori