LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nesër i shënon dy Ilindenët historik

Maqedonia nesër i shënon dy Ilindenët historik

Republika e Maqedonisë nesër do t’i shënojë dy Ilindenët historik – 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Festimi do të fillojë në orën 8:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku do të flasë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës.


Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit. Paraprakisht (në orën 10:00 dhe 10:10) Ivanov do të vendosë lule para përmedores së KAÇKM-së (në parkun e Gruas-luftëtare) dhe në përmendoren e Nikolla Karevit (para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë).

Në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince në solemnitetin e rastit do të flasë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Si edhe viteve të kaluara, Kisha ortodokse serbe nuk lejoi delegacionin shtetëror të Maqedonisë ta vizitojë manastirin Prohor Pçinski, siç theksoi, “për shkak të arsyeve tashmë të njohura mirë”.

Shënimi qendror i Ditës së Republikës dhe 114-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit tradicionalisht do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë. Në tubimin popullor, që do të fillojë në orën 12:00, para të pranishmëve do të flasë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, njofton AIM.

Qeveria e RM-së kumtoi se të gjitha festimet me rastin e Ditës së Republikës do ta kenë lajtmotivin e inspiruar bga Manifesti i krushevës: “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori