Shtetet e Ballkanit Perëndimor lider në përdorimin e internetit. Kryeson Kosova, e dyta është Kroacia ndërsa në vendin e tretë Maqedonia. Enver Beqiri i cili ka pasur për objekt studimi këtë fenomen, thotë se përdorimi i tepërt i internetit lë pasoja negative tek popullata.
“Sipas studimeve të entit statistikot botëror, Maqedonia është ndër vendet ku përdoret interneti në masë të madhe apo afër 67 për qind ku mund të përmendin se i tejkalon edhe disa anëtare të Evropës siç është Greqia, Bullgaria apo Rumunia. Studimi ka të bëjë më tepër me efektet që rezultojnë në përdorimin e tepërt të internetit siç është varshmëria nga interneti, efektet negative në të folur në imagjinatë në socializim pra gjithnjë duke i referuar përdorimit të tepërt”, tha për Alsat, profesori Enver Beqiri.
Sociologët thonë se pasojat negative nga përdorimi i tepërt i internetit mund të vërehen tek fëmijët.
Disa nga shkollat fillore dhe të mesme në vend kanë bllokuar rrjetin me qëllim që nxënësit të mos kenë qasje në internet. Abdylmexhit Shaqiri, që ligjëron informatikën thotë se gjatë mësimit nxënësit kontrollohen, por ai thotë se celularët janë ata që s’mund t’i ndalojnë.
Sipas EuroStat-it, përdoruesit më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor janë pikërisht kosovarët, shtet ky që me përdorim ua kalon edhe disa shteteve evropiane siç është Sllovenia, Kroacia apo shtetet tjera, ndërsa në Evropë, me përdorimin e internetit, kryesojnë shtetet skandinave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur