Maqedonia ndër 20 vendet më të ndotura në botë

Edhe sot, niveli i ndotjes në Maqedoni është alarmante. Sipas të dhënave, niveli i lartë i pranisë së grimcave PM10 është regjistruar në Shkup dhe në Kavadar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë drejtim, faqja britanike ''The Eco Experts'' e ka përgatitur një listë vendesh më të ndotura të botës, bazuar në analizimin e disa faktorëve, përfshirë numrin e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, dhe emetimi i dyoksidit të karbonit.
Në këtë listë janë përfshirë 135 shtete të ndryshme. Në 20 vendet më të ndotura janë përfshirë edhe shtete të Ballkanit, respektivisht Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, si edhe Maqedonia që radhitet e 17-ta./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































