LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia feston nëpër 15 qytete për ftesën për anëtarësim në NATO

Maqedonia feston nëpër 15 qytete për ftesën për anëtarësim në NATO
Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, sot në 15 qytete nëpër Maqedoni do të festohet marrja e ftesës për anëtarësim me NATO.

Festën e madhe qytetare e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kurse është paralajmëruar shfaqje e rreth 40 yjeve muzikore të Maqedonisë siç janë, Kirill Xhakovski, Arhangell, Dejan Deks, Duke Bojaxhiev, Goran Kan, Ferus Mustafov, Slatkar, Beni Non Stop + Zlato Origjanski, Erik Foks, Feki Feris, Area, Krishina Arnaudova, Knockout, Adrijan Gaxha, Vllado Janevski, Lepo Xhoni, Bakllava, Foltin, Lozzano, Dani Dimitrovska, Elena Ristovska, Dnk…

“Maqedonia fitoi ftesë të bëhet anëtare e NATO-s dhe ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian. Luftuam për të ardhme të sigurt. Vjen koha për shpresë, në fitore e në krenari. Është koha e sigurisë”, thuhet në programin e shpallur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për organizimin e gjithë këtyre evenimenteve do të sigurohen mjete nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kurse shuma, siç informojnë nga atje, do të publikohet menjëherë kur të mbarojnë të gjithë llogaritë.

Do të festohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Velese, Gjevgjeli, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Koçan, Kërçovë, Prilep, Strugë dhe Shtip. Përzgjedhje e qyteteve është bërë në pajtim me përfaqësimin gjeografik, thonë nga Qeveria. Ne pjesë të qyteteve festa do të fillojë në ora 18:00 dhe 20:00, kurse për shumicën e qyteteve festa do të fillojë në ora 21:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori