LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia është vendi më i lirë për të jetuar në rajon

Maqedonia është vendi më i lirë për të jetuar në rajon

Magazina amerikane “Time” ka publikuar një listë me 50 vende të cilat janë më të lira për të jetuar. Parametrat për përbërjen e listës janë pjesë e organizatës “Go Banking Rates” e cila i radhitë vendet në bazë të katër informacioneve që ka publikuar Numbeo – bazë në internet e të dhënave për çmimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas radhitjes së “Time” dhjetë vendet të cilat janë më të lira për të jetuar janë: Afrika Jugore, Indi, Kosovë, Arabi Saudite, Kazakistan, Zimbabve, Oman, Paraguaj, Çeki dhe Maqedoni.


Nga vendet e rajonit Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 11-të, Serbia në të 18-tin, Mali i Zi në të 26-tin, Sllovenia në të 36-tin dhe Kroacia në të 47-tin./Telegrafi/