LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut në vendin e 108-të si forcë ushtarake

Maqedonia e Veriut në vendin e 108-të si forcë ushtarake

Maqedonia e Veriut për vitin 2023, në listën e fundit si fuqi ushtarake radhitet e 108-ta nga 145 shtete të konsideruara për rishikimin vjetor të Global Firepower (GFP), njoftoi internet-portali “Global Firepower”. Krahasuar me vitin e kaluar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është përparim për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut për 27 vende në listën e aftësive dhe fuqisë ushtarake të armatave në botë.


Renditja e finalizuar e Global Firepower shfrytëzon mbi 60 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin PowerIndex të një kombi të caktuar (‘PwrIndx’) me kategori që lëvizin nga sasia i njësive ushtarake dhe gjendja financiare, deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia.

Radhitja, njoftoi portali, e kombeve të botës bazohet në fuqinë aktuale të zjarrit në dispozicion.

Nga fqinjësia, Greqia në listën e aftësisë dhe fuqisë ushtarake të armatave është në vendin e 30-të, ndërsa Serbia në vendin e 58-të, Bullgaria është menjëherë pas saj në vendin e 59-të, Kroacia është në vendin e 69-të, Sllovenia në vendin e 86-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të, Kosova në vendin e 134.

E para në këtë listë për situatën aktuale janë SHBA-ja, e dyta Rusia, e treta Kina, e katërta India, e pesta Mbretëria e Bashkuar, e gjashta është Koreja e Jugut, pastaj Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia. Ukraina është në vendin e 15-të.

“Formula jonë e brendshme unike mundëson që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me fuqitë më të mëdha, më pak të zhvilluara dhe modifikues të veçantë, në formën e shpërblimeve dhe ndëshkimeve, aplikohen për të rafinuar më tej listën që përpilohet çdo vit. Shigjetat me ngjyra (gjelbër, gri dhe e kuqe) tregojnë krahasimet e tendencave nga viti në vit (lart, i qëndrueshëm, poshtë). Tendencat nuk tregojnë domosdoshmërisht një rënie të fuqisë pasi ndryshimet në formulën e GFP-së gjithashtu mund të përbëjnë këtë”, thuhet në faqen e internetit Global Firepower.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori