LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur se tashmë ka kanë arritur që të furnizohen me 100 ton sojë, nga Maqedonia e Veriut.

Mustafa këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe falënderoi homologët e tij nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ë kanë bashkëpunuar për të evituar krizën e ushqimit për shpeztarinë e blegtorinë kosovare.

“Pas shumë koordinimesh me institucionet në Maqedoninë e Veriut, sot në Kosovë ?? kanë hyrë mbi 100 ton sojë, ndër përbërësit kryesor të koncentratit ushqyes për shpezë. Së bashku me sasitë e mjaftueshme të misrit të siguruara nga Bullgaria, po ashtu në koordinim me institucionet atje, kemi evituar krizën e ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë kosovare”, shkruan Mustafa.


Ai po ashtu ka falënderuar edhe shoqatat e blegtorëve e shpeztarëve në Kosovë, për bashkëpunimin e tyre.

“Falënderim i veçantë për homologët nga dy shtetet mike, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe për shoqatat e blegtorëve dhe shpezëtarëve në Kosovë”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori