Maqedoni, brenda 40 vitesh regjistrohen 74 raste me malarie dhe 3 të vdekur
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bashkohet me organizatat partnere në promovimin e temës së Ditës Botërore të Malaries për këtë vit, “Gati për të luftuar malarien”. Kjo temë nënvizon angazhimin e komunitetit botëror për malarien rreth qëllimit të përbashkët për një botë pa malarie.
Duhet vepruar në mënyrë urgjente për të fituar luftën globale kundër malaries. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja po kërkon investime më të mëdha dhe shtrirje të mjeteve të provuara që parandalojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë malarien.
Përgjigjja globale ndaj malaries është në udhëkryq. Pas një periudhe suksesi në kontrollin e malaries, progresi ka mbetur në vend. Ritmi i tanishëm është i pamjaftueshëm për të arritur piketat e vitit 2020 të Strategjisë Teknike Globale të OBSH-së për Malarien 2016-2030, veçanërisht për objektivat që kërkojnë një reduktim prej 40% të incidencës së rasteve të malaries dhe shkallës së vdekshmërisë.
Këtë vit, Dita Botërore e Malaries përkon me aktivitetet përkujtimore të 70 vjetorit të OBSH-së. Programi Global i Malaries po planifikon organizimin e kësaj dite me një sërë aktivitetesh, që reflektojnë momentet kyçe të luftës kundër kësaj sëmundjeje gjatë 7 dekadave të fundit.
Në fund të vitit 2016 janë regjistruar 216 milion raste të malaries në botë, krahasuar me 237 milion raste në vitin 2010. Janë llogaritur 445000 raste vdekjesh nga malaria në nivel botëror në vitin 2016. Po at vit për këtë sëmundje janë harxhuar 2.7 miliardë dollarë.
Malaria në Republikën e Maqedonisë deri në 19.12.1973 është regjistruar si formë endemike, më pas nga ana e OBSH, Maqedonia është shpallur dhe certifikuar si vend pa malarie.
Në periudhën prej 1976-2017 në Maqedoni janë regjistruar 74 raste, ndërsa numri më i madh i tyre janë regjistruar në vitin 1988 (9 persona). Në pesë vitet e fundit, nga 2012 – 2017 janë regjistruar numër më i madh i rasteve të importuara ndërsa numri i tyre sillet prej 4 deri 6 raste brenda vitit, me nga një rast vdekjeje në 2014, një në 2016 dhe 2017 (gjithsej 3 të vdekur), thonë nga ISHP./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur