LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do ta bojkotojë mësimin

Maqedoni: Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do ta bojkotojë mësimin

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme njoftojnë se pas konsultimeve me përfaqësuesit e nxënësve në të gjithë vendin, bashkërisht me maturantët ka vendosur të bojkotojë mësimin nga e enjtja, 21 janar 2021 deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Kërkesat e maturantëve për modifikimin e maturës për këtë vit shkollor i gjeni të bashkangjitura. Në përpilimin e kërkesave tona për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore kemi marrë shembull autoritetet arsimore ne France që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje”.

“Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren e arsimit Milla Carovska me 9 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.


Sipas Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, një vendim i këtillë për të bojkotuar mësimin ka ardhur pasi institucionet arsimore, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që kërkesat e tyre të pranohen me qëllim të realizimit të suksesshëm.