LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ulet borxhi publik në tre mujorin e tretë

Maqedoni, ulet borxhi publik në tre mujorin e tretë

Ministria e Financave sot i ka publikuar të dhënat për borxhin shtetëror dhe publik, për tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të cilave ka një ulje në krahasim me tremujorin paraprak.

Në përfundim me 30 shtatorin të vitit 2017, borxhi shtetëror është 3,87 miliardë euro ose 37,8 për qind të BPV-së, krahasuar me tremujorin e kaluar, paraqet ulje për 9,6 milionë euro, përkatësisht 0,1 pikë procentuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Borxhi publik i Maqedonisë, i cili i përfshin borxhin shtetëror dhe të garantuar në tremujorin e tretë të këtij viti është në 4,69 miliardë euro, që paraqet 4,.8 për qind të BPV-së, apo krahasuar me tremujorin e kaluar paraqet ulje për 16,8 milionë euro në afat absolut, gjegjësisht 0,2 pikë procentuale.

Nga Ministria e Financave theksojnë se ulja e borxhit publik dhe shtetëror ka të bëjë në pagesën e obligimeve për borxhin e vjetër të jashtëm në shumë të përgjithshme 101,9 milionë euro. Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, sot bëri të ditur se nga fillimi i qershorit, neto detyrimi edhe në tregun vendor dhe të jashtëm është 27 milionë euro./Telegrafi/