LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ulen çmimet e mishit të qengjit

Maqedoni: Ulen çmimet e mishit të qengjit

Këtë vit për shkak të çmimeve të ulëta për blerjen e mishit të qengjit, vendosja është më e dobët nga viti i kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i blerjes për këtë vit është 130 denarë për kilogram, ose pothuajse 30 denarë më pak se vitin e kaluar.


Sipas eksportuesve, problemi është nga furnizimi i madh dhe çmimi i ulët në tregje ku shiten tradicionalisht delet nga Maqedonia.

Fermierët argumentojnë se për shkak të çmimit të ulët jo atraktiv, shiten 100 mijë në vend të 150 mijë deleve. Kjo ka bërë shumë që fermerët e Maqedonisë që t’i mbajnë delet femra, në vend që t’i shesin ato me një çmim të ulët. /Telegrafi/