Vetëm vitin e ardhshëm pritet që turizmi të marrë veten nga pasojat e pandemisë, duke u rikthyer në situatën që ishte në vitin 2019. Të paktën kështu shpresojnë operatorët turistikë, të mbledhur për të diskutuar në Panairin e turizmit që u zhvillua në Londër.
Në Maqedoni kanë filluar rezervimet dhe aranzhmanet për muajt maj-qershor të këtij viti, edhe pse për agjencitë turistike gjithçka do të varet nga masat lehtësuese për turistët apo restrikcionet e mundshme, siç mund të ishte domosdoshëmria e vaksinimit të të huajve që do të futen në vend, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave zyrtare, numri i turistëve në përgjithësi ishte jashtëzakonisht i vogël në dy muajt e fundit të 2020-ës, rreth 70 për qind më i vogël se një vit më parë, po ashtu edhe numri i fjetjeve (64.5 për qind më i ulët).
Rënia më e madhe u vërejt tek turistët e huaj (84 për qind më pak se një vit më parë), por edhe tek vendasit (34 për qind më pak). Sipas ekonomistit, ekspert në fushën e turizmit, Mislim Zendeli, edhe ky vit do të jetë i vështirë për turizmin.
“Nuk mendoj se politikat për zhvillimin turistik apo çfarëdolloj strategjie të krijohet, do të japin efekte, pasi ky problem është global, kudo ka rënie dhe dëm dhe pandemia e tronditi shumë rëndë këtë pjesë. Sidomos për vendin tonë, nuk mendoj se shteti ka gati ndonjë strategji të mirëfilltë për të ndihmuar mirëfilli ndërmarrjet turistike”, thotë Zendeli. Sipas tij, edhe turizmi rural apo turet virtuale që u zhvilluan në këtë periudhë nuk janë shumë shpresëdhënëse, pasi efektet janë më të prekshme kur turizmi është masiv, dhe jo i fragmentuar.
Operatorët turistikë shpresojnë tek masat e qeverisë dhe përvojat e vendeve me turizëm të zhvilluar, ndërsa çështja kryesore për sezonin e ardhshëm është nëse vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm gjatë udhëtimit. Të dhënat treguan se 90% e kërkesave përmes agjencive turistike kanë të bëjnë me marrjen me qira të vilave dhe akomodimit në natyrë, vizita në zonat rurale. Operatorët turistikë po i japin rëndësi edhe tureve virtuale, si metodë që filloi në të gjithë botën gjatë pandemisë, po për të cilat nevojiten pajisje, përgatitje të materialeve dhe promovim cilësor.
“Nga fillimi i pandemisë kemi pasur një ulje shumë të madhe të shitjeve të biletave apo udhëtarëve që kanë udhëtuar përmes agjencionit tonë. Do të thotë ulja ka qenë diku 70% e ndoshta edhe më shumë. Duke pasur parasysh se para fillim të pandemisë turizmi ka qenë shumë i lartë ndërsa tani ka një rënie drastike. Por presim që ky vit të jetë më ndryshe dhe shpresojmë që ngadalë të fillojnë të hapen kufijtë për vendasit tanë të cilët munden lirshëm të udhëtojnë nëpër vendet tjera të Evropës, pasi për momentin bëjmë rezervimin e biletave vetëm për udhëtarët të cilët janë me dokumente të BE-së. Në qoftë se edhe ky vit do të jetë i njëjti si vitin e kaluar atëherë për neve agjencionet do të jetë problem i madh, pasi ne jemi pazar i vogël dhe do të jetë shumë e vështirë të mbijetojmë edhe një sezon të tillë”, thonë nga agjencia turistike “DUA-BN” në Çarshi. Vaksinat kundër Kovid-19 japin premisa për kthimin e jetës në normalitet e bashkë me të edhe kështu udhëtimet, por është e sigurt se do të nevojiten analiza dhe strategji të reja të politikbërësve në industrinë e turizmit për të arritur rimëkëmbjen e turizmit gjatë këtij viti pas pauzës së gjatë në muajt e kaluar.
Turizmi gjatë pandemisë në shumë vende, përfshirë Turqinë, Shqipërinë dhe Egjiptin…, nuk ka rënë, por është rritur. Egjipti shënoi fitime pse u reduktua në turizmin e brendshëm pas sezonit të verës, ndërsa Turqia, arriti një numër rekord vizitorësh këtë verë pavarësisht krizës globale, duke ofruar karta dhe rezervime me çmime të lira për të kompensuar dëmet e karantinës. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese
PDK shprehu keqardhje për humbjen e mundësisë për zgjedhje të parakohshme, por çfarë tha kandidati për kryeministër lidhur me mundësinë e koalicioneve
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë