Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se dita e hënë (23 tetor) është ditë jopune për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Të hënën do të shënohet 23 Tetori - "Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë" dhe do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë", kumtoi MPPS.


Nga Ministria përmes njoftimit urojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për këtë festë./Telegrafi/