LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sulm kibernetik në Agjencinë E Komunikimeve Elektronike

Maqedoni, sulm kibernetik në Agjencinë E Komunikimeve Elektronike

Sistemet elektronike të Agjencisë të Komunikimeve Elektronike janë nën sulm kibernetik, ndërsa rastin e ka vërtetuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Javën e kaluar, Departamenti për Krime Kompjuterike është njoftuar nga AKE-ja për sulmin ndaj institucionit dhe janë marrë masat përkatëse”, thonë nga MPB.

Drejtori i agjencisë, Jeton Akiku, ka konfirmuar se ka pasur një “incident të vogël” dhe se aktualisht janë duke u vendosur serverë të rinj. Sipas informacioneve, Akiku ka sqaruar se deri në fund të ditës do të dërgojë përgjigje të detajuara për situatën.


Ndryshe, Agjencia për komunikime elektronike është rregullator i tregut të komunikimeve elektronike, ku përfshihen dy operatorët më të mëdhenj mobil Makedonski Telekom dhe A1 Macedonia, si dhe ofruesit e shërbimeve për telefoninë fikse, televizion kabllor dhe internet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori