LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot skadon afati për aplikim për bursa për nxënësit pa prindër

Maqedoni, sot skadon afati për aplikim për bursa për nxënësit pa prindër

Sot është dita e fundit e konkursit për ndarje të 80 bursave për nxënës (fëmijë pa prindër) të cilët mësojnë nëpër shkollat e mesme private dhe publike në Republikën e Maqedonisë, konkurs ky të cilin e ka shpallur ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë.

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1.të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses me mesatare së paku 3,00
2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur sukses me mesatare prej së paku 3,00
3. të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për përkujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku është i strehuar ose dokumentacion tjetër me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër
4. të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe, vlera e bursës është 2.750 denar në muaj, dhe vlen për nëntë muaj gjatë vitit vijues shkollor.