LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Sindikata e Qendrës Klinike mbështet protestat e administratës shëndetësore

Maqedoni: Sindikata e Qendrës Klinike mbështet protestat e administratës shëndetësore

Sindikata e Qendrës Klinike njofton se i mbështet protestat e personelit administrativ dhe ndihmës-teknik, të paralajmëruar për nesër para Ministrisë së Shëndetësisë, nën organizimin e trupit koordinues të administratës shëndetësore.

Sindikata e Qendrës Klinike në seancën e këshillit të mbajtur më 10 nëntor, solli vendim të nënshkruajë aneks të marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave të specialistëve për 25 përqind, mjekëve me titull akademik për 20 përqind, mjekëve të përgjithshëm për 15 përqind, punëtorëve shëndetësor me arsim të mesëm dhe të lartë për 10 përqind, si dhe punëtorëve tjerë shëndetësor për 5 përqind.


“Për shkak të kërkesave identike dhe qëllimit të përbashkët së bashku me Degën e sindikatave për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, si dhe trupit koordinativ të administratës shëndetësore, kemi pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, të cilit i kemi theksuar kërkesat tona për rritjen e pagave për administratën shëndetësore dhe personelin ndihmës-teknik dhe përjashtimin e administratës shëndetësore nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./Telegrafi/