LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sigurimet u rritën për 18 për qind

Maqedoni, sigurimet u rritën për 18 për qind

Shitjet e policave të sigurimit të pronës arritën në 30 milionë euro. Në sigurimet shëndetësore private janë investuar 4.9 milionë euro. Sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme u rrit me 27%, ndërsa investimet në sigurimin e humbjeve financiare e tejkaluan vlerën prej një milionë eurosh, që është 10% më shumë se vitin e kaluar. Siguruesit për nëntë muaj kanë lidhur 1.13 milionë kontrata sigurimi jo-jetë ose 277,000 më shumë se vitin e kaluar.

Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar 7,5 miliardë denarë (122 milionë euro) në sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Shitjet (primi i shkruar bruto – PSHB) e shërbimeve të sigurimit në këtë periudhë janë rritur me 18 për qind (19 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), numri i kontratave të sigurimit të lidhura në këtë periudhë është rritur me 32 për qind dhe ka kaluar shifrën 1.13 milionë.


Rritje të ndjeshme ka interesi për sigurimin e pronës, sigurimin e udhëtimit, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e humbjeve financiare, sigurimin e përgjegjësisë së përgjithshme dhe sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Të dhënat tregojnë se shitja e produkteve të sigurimit nga spektri i 18 klasave të sigurimeve jo-jetë e kapërceu plotësisht goditjen e shkaktuar nga pandemia shëndetësore e virusit COVID-19 vitin e kaluar. Rezultati për nëntë muajt e parë të këtij viti është më i mirë me 12 për qind krahasuar me shitjen e policave në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ka rritje solide të shitjeve në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pronës. Numri i kontratave të lidhura për sigurimin e pronës ka kaluar 107.000, ndërsa vlera e tyre ka kaluar 1,85 miliardë denarë (30 milionë euro). Kjo është 22 për qind (5.4 milionë euro) më shumë shitje se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë këtë vit mbetet sigurimi shëndetësor privat. Dhjetë shoqëri sigurimesh arkëtuan 35% më shumë nga shitja e policave të tilla krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja arriti në 300 milionë denarë (4,9 milionë euro). Numri i kontratave private të sigurimit shëndetësor është rritur me 42%, dhe janë lidhur mbi 12800 kontrata.

Investimet në polica që sigurojnë përgjegjësi të përgjithshme janë rritur për 27 për qind dhe për nëntë muajt e parë të tyre kompanitë kanë arkëtuar 200,5 milionë denarë (3,26 milionë euro). Janë lidhur 39 mijë kontrata sigurimesh, që është 15% më shumë se vitin e kaluar.

Sigurimi i humbjeve financiare, edhe pse një klasë e vogël në strukturën e sigurimeve vullnetare, këtë vit shënoi një rritje prej 10 për qind në vlerën e policave të shitura, e cila e kaloi vlerën e 1 milion eurove.

Siç pritej, për shkak të lehtësimit të masave kufizuese shëndetësore, këtë vit ka një rritje të madhe të shitjeve të sigurimeve të shëndetit gjatë udhëtimit. Kompanitë e sigurimit të jetës shitën 216,000 polica të sigurimit të shëndetit në udhëtim, më shumë se dyfishi i së njëjtës periudhë në vitin 2020. Ata inkasuan 118 milionë denarë (1,9 milionë euro) ose 92 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Përgjegjësia e automjeteve, detyrimi ligjor, mbetet klasa me peshën më të madhe në shitjet totale. Për nëntë muajt e parë janë lidhur 490.000 kontrata sigurimi dhe vlera e tyre është 3,68 miliardë denarë (59,9 milionë euro). Shitjet e këtyre policave janë rritur me 20 për qind krahasuar me vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori