LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shumica parlamentare dorëzon Propozim-ligj për gjelbërim urban

Maqedoni, shumica parlamentare dorëzon Propozim-ligj për gjelbërim urban

Deputetët e shumicës parlamentare Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Petar Shilegov, Stefan Bogoev, Dime Vellkovski, Bllagoja Boçvarski dhe Ejup Alimi sot kanë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë propozim-ligj për gjelbërim urban, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë ligj, thonë ata, do të vendoset sistem i plotë për planifikim, proejektim, ngritje, mirëmbajtje, mbrojtje, rekonstruim, finansim dhe menaxhim të gjelbërimit.


Në propozim-ligj qëndron obligimi për përpunimin e kadastrës së gjelbërt në të gjitha sipërfaqet urbane, gjegjësisht regjistrim të gjithë gjelbërimit sipas numrit, llojit dhe gjendjes. Është vendosur standardi prej 25 m2 gjelbërim për kokë banori në nivel të qytetit, si dhe përqindje e detyrushme e gjelbërimit për çdo parcelë ndërtimi, prej së paku 20%.

Në blloqet tani më të ndërtuara do të bëhet kompensim duke vendosur forma të gjelbërimit në çati dhe fasada. Parashihet mbrojtje e rreptë e gjelbërimit ekzistues, veçanërisht shembujt kapital, pavarësisht nga lloji i pronësisë.

“Propozim-ligjin për gjelbërim urban RDM e ka dorëzuar tre herë në Kuvend, por në vend të ligjit për mbrojtje të vërtetë të gjelbërimit, shumica paraprake parlamentare miratoi të ashtuquajturin ‘Ligji për gjelbërim’, i cili është vetëm deklarativ dhe pa norma dhe masa për mbrojtje të sipërfaqeve të gjelbërimit”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori