Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, në fund të muajit mars, numri i përgjithshëm i të papunësuarve ka qenë 201.166, dhe nëse këtë numër e krahasojmë me muajin dhjetor të vitit 2015, kemi zvogëlim prej 9.581 personash.
Në të njëjtën kohë, edhe statistika shtetërore, mati nivel rekord të papunësisë në tremujorin e katërt 24,6%, që konsiderohet si një nga shkallët më të ulëta të papunësisë. Por, sipas ekonomistëve statistika tregoi edhe një trend – zvogëlohet numri i popullsisë aktive në Maqedoni, që mund të jetë sinjal për atë që një kohë të gjatë alarmohet – “mortaja e bardhë“, ose shpërngulja.
Punësim ose shpërngulje e njerëzve të arsimuar….
Në fund të tremujorit të parë, në Agjencinë për punësim, pa punë kanë qenë më shumë se 14.000 persona me arsim të lartë, 964 magjistra shkencash dhe 31 doktorë shkencash. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, numri i të papunësuarve me shkollim të lartë është ulur për një numër shumë të vogël prej 623 personash. Te magjistrat e shkencës zvogëlimi i papunësisë është vetëm për 9 persona, kurse numri i doktorëve të papunësuar të shkencës është rritur edhe për një doktor shkence.
Në mesin e qyteteve që udhëheqin sipas numrit të akademikëve të papunësuar është edhe Tetova, ku ka përafërsisht rreth 1.500 të papunësuar me shkollim të lartë, 71 magjistra të shkencave dhe 4 doktorë të shkencave, të cilët janë të evidentuar si të papunë. Për dallim, në Shkup, i cili është qyteti lider sipas numrit të papunëve, ka 2.800 të diplomuar të papunë. Shkallë të lartë të të papunësuarve të personave me arsim të lartë, në krahasim me numrin e popullsisë, ka edhe në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë Kratovë, Demir Hisar, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.
Zvogëlimi i ngadalshëm i papunësisë në këtë kategori të qytetarëve, sipas shkallës së arsimimit, është një nga arsyet se pse ata më së tepërmi shkojnë në emigrim, gjë që ndikon drejtpërdrejt në numrin e përgjithshëm të popullsisë aktive në vend.
“Të gjitha këto numra që i paraqet statistika shtetërore bazohen në një kornizë të mostrës, e cila në aspekt të metodologjisë nuk është kontestuese dhe është në pajtim me standardet evropiane, por problemi qëndron në atë se kjo kornizë bazohet në regjistrimin e bërë në vitin 2002, një mostër prej 5.000 familjesh që është shfrytëzuar para 14 viteve. Megjithatë, zvogëlimi i numrit të popullsisë aktive në vend është rezultat i lëvizjes mekanike, dhe nuk mund ta anashkalojmë faktin se njerëzit, sidomos të rinjtë dhe të shkolluarit shpërngulen nga vendi”, thotë profesori universitar Dragan Tevdovski.
Nëse bëhet krahasim mes të numrit të njerëzve të papunësuar me arsimim të lartë, të dhënat tregojnë dallime të mëdha në matjen e Agjencisë për punësim dhe Entit shtetëror statistikor, të cilat, sipas ekonomistëve, janë rezultat i dallimeve metodologjike, mirëpo megjithatë ata thonë se numrat dallojnë shumë për vlerësimin e gjendjes së njëjtë. Kështu, në fund të vitit 2015, sipas Agjencisë për punësim, në Maqedoni ka pasur 15.761 persona të papunësuar me arsimim të lartë (arsimim të lartë, magjistra dhe doktorë shkencash), kurse sipas Entit Statistikor ky numër ka qenë 41.424 persona ose një dallim prej 25.663 personash.
Zvogëlohet numri i popullsisë aktive…
Sipas të dhënave që i posedon Enti statistikor, numri i popullsisë aktive në Maqedoni është në nivelin më të ulët në krahasim me vitet e kaluara. Në fund të vitit 2015, në vend ka pasur 954.924 qytetarë aktivë, me ç’rast në këtë numër janë përfshirë edhe të punësuarit edhe të papunësuarit. Shkalla e popullsisë aktive në vitin 2015 ka qenë 57% dhe është shkalla më e vogël në tre vitet e fundit. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se në të njëjtën periudhë rritet numri i popullsisë që është e aftë për punë dhe arriti në 1.676.659 qytetarë.
Ajo që sipas ekonomistëve mund të konsiderohet si alarmante në këtë trend është zvogëlimi i numrit të popullsisë aktive, ku, sipas strukturës së moshës, janë përfshirë personat që kanë mbi 15 vjet dhe llogariten si të papunësuar ose kërkojnë punë.
“Të gjitha këto numra dhe të dhëna duhet të merren me rezervë. Ne si vend, që nga viti 2002 nuk kemi bërë regjistrimin e popullsisë, operacion statistikor që është bazë për të gjitha matjet ekonomike. Në mungesë të këtij operacioni, unë nuk mund të them se këta numra janë relevantë. Nga ana tjetër, vetë e dhëna se zvogëlohet numri i qytetarëve aktivë, në mes tjerash mund të llogaritet edhe si rezultat i trendit të largimit të popullatës aktive”, thotë politikania Sonja Sojadinoviç.
Trendi i zvogëlimit të popullsisë aktive është theksuar edhe në raportin për muajin maj të Bankës Popullore, që konstaton se në fund të vitit 2015 është zvogëluar edhe oferta për fuqi punëtore në treg.
“Në tremujorin, oferta për fuqi punëtore u zvogëlua për 1,2%, që paraqet thellim të dinamikës negative vjetore që është konstatuar në dy tremujorët e mëparshëm. Rënia e konstatuar e popullsisë aktive, kur në të njëjtën kohë kemi rritje të theksuar të kërkuesve joaktivë për punë, çoi në përshtatjen e shkallës së aktivitetit, nga 57,4% në të njëjtën periudhë në vitin 2014, në 56,6% që paraqet nivelin më të ulët në tre vitet e fundit“ – thuhet në raportin e Bankës popullore për muajin maj.
Sipas të dhënave të Entit Statistikor, në fund të vitit në Maqedoni ka pasur 705.991 qytetarë të punësuar dhe 248.933 qytetarë të papunësuar. Në krahasim me vitin 2014, ka rënie te numri i të papunësuarve, kurse rritje tek numri i personave të punësuar. Në fakt, për një vit numri i të punësuarve është rritur për 15.803, kurse numri i të papunësuarve është zvogëluar për 19.876.
Në tremujorin e katërt të vitit 2015, statistika shtetërore e mati shkallën rekorde më të ulët të papunësisë edhe atë 24,6%. Edhe më këto tregues, vendi ende është në grupin e vendeve me papunësi të thellë, që është gjendje brengosëse, sidomos te popullata e aftë për punë, prej moshës 25 deri në moshën 49 vjeçare, me shkallë të papunësisë 59,5% në fund të vitit 2015./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës