eksperti ad

Shfuqizohen dënimet ligjore për rregullim të profesionit pas propozimit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonsië (ShGM). Vendimi për fshirje të ndryshimeve në nenin 61 gjatë debatit të djeshëm publik u përshëndet edhe nga kryetari i ShGM-së, Nase Selmani, i cili publikisht theksoi se është i kënaqur që është pranuar vërejtja e tij. Për këtë shkak, befason deklarata e tij e sotme ku ai sërish e akuzon Qeverinë se me ndryshimet në Ligjin për SHMAA mundohet të kontrollojë mediat, thonë nga Qeveria.

Versioni i fundit i Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale që do të hyjë në procedurë kuvendore, do të jetë rezultat i vërejtjeve dhe ankesave të të gjitha palëve. Këtë, siç kumton shërbimi për shtyp i Qeverisë, e thanë edhe ministrat Damjan Mançevski dhe Robert Popovski në debat.


Mançevski dhe Popovski, siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, qartë u shprehën se pranohen vërejtjet e Selmanit dhe se ndryshimet në nenin 61 të Ligjit do të shfuqizohen. Ministrat poashtu theksuan qëndrimin se Qeveria nuk do të jetë motor i reformave në media, por vetëm do të ndihmojnë me mekanizmat që do të miratohen bashkërisht./Telegrafi/