LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Sektorin e turizmit s’e presin ditë të mira

Maqedoni: Sektorin e turizmit s’e presin ditë të mira

Deri në fillim të verës, Ohri dhe Struga nuk mund të presin përmirësim të situatës në turizëm duke pasur parasysh rrethanat aktuale – shprehen ekspertët. Gastronomët thonë se arsyeja është mungesa e mysafirëve dhe faturat e larta të energjisë elektrike, shkruan Alsat.

“Nëse marrim parasysh situatën në shumicën e vendeve evropiane, nuk pritet asnjë interes për këtë periudhë para fillimit të sezonit kryesor turistik. Mbetet për të shpresuar që pandemia të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk i kemi grupet nga Turqia, Polonia, numri i turistëve nga Holanda ka shënuar rënie”, tha Zoran Jançeski- hotelier nga Ohri

“Ohri ka karakter sezonal të turizmit dhe deri në prill nuk presim ndonjë përmirësim ose përmirësim të lehtë të turizmit. Që tani e tutje duhet të punojmë me operatorët turistikë për të nënshkruar kontrata”, tha Cvetko Andreeski – Profesor në Fakultetin e Turizmit


Ndryshe, viti 2020 ishte viti më i vështirë pas vitit 2001 në turizëm. Janë realizuar vetëm gjysma ose 1.600.000 fjetje. Në vitin 2019 më të suksesshëm deri më tani, janë regjistruar 3.2 milionë fjetje. Vitin e kaluar, 75% e fjetjeve në vendin tonë kanë qenë nga turistë vendas, dhe vetëm 25% nga ata të huaj.

“Problemi nuk është vetëm raporti mes mysafirëve vendas dhe të huaj, por fuqia blerëse, fuqia konsumatore e turistëve tanë dhe të huaj. Nëse shikoni jashtë vendit, në Francë 70% e fjetjeve janë nga turistët vendas, por fuqia e tyre blerëse është drastikisht më e lartë, ndoshta në një pjesë të mirë dhe më e mirë se të huajt që vijnë në Francë”, theksoi Cvetko Andreeski – Profesor në Fakultetin e Turizmit

Ndryshe, disa nga hotelet në rivierën Ohër-Strugë janë plotësisht të mbyllura, dhe shumë nga të punësuarit qëndrojnë në shtëpi dhe marrin 70% të pagës. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori