LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritje prej 11 përqind e qarkullimit industrial në muajin korrik

Maqedoni, rritje prej 11 përqind e qarkullimit industrial në muajin korrik

Qarkullimi i industrisë, gjithsej në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vjetshëm është rritur për 11 për qind, ndërsa duke e krahasuar me qershorin e sivjetshëm për 3,8 për qind. Në periudhën janar- korrik të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qarkullimi industrial shënon rritje prej 9,8 për qind.

Në periudhën janar – korrik të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënoi rritje prej 12,6 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vjetshëm shënoi rritje tek Produktet Intermediare, përveç energjisë për 7,2 për qind, produktet kapitale për 17,7 për qind, Produktet afatgjatë për konsum të gjerë për 7,8 për qind.

Qarkullimi i industrisë në tregun vendor në korrik të vitit 2019, lidhur me korrikun e vitit 2018, është rritur për 7,5 për qind, në krahasim me qershorin e sivjetshëm për 15,9, ndërsa në periudhën janar-korrik të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për 1,5 për qind.

Në tregjet e huaja, qarkullimi industrial në korrik të vitit 2019, në krahasim me korrikun e vitit 2018, është rritur për 12,6 në krahasim me qershorin e këtij viti është ulur për 0,1 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori