LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Rekomandohet heqja e certifikatave të vaksinimit gjatë hyrjes në qendra tregtare

Maqedoni: Rekomandohet heqja e certifikatave të vaksinimit gjatë hyrjes në qendra tregtare

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rekomandojë heqjen e certifikatave për vaksinim gjatë hyrjes në qendra tregtare, gjegjësisht atje ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave.

Kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski sot në konferencë për shtyp, tha se ky vendim është lehtësim i kufizimeve, por shtoi se do të jenë të kujdesshëm në hapat e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai gjithashtu njoftoi se prej sot do të fillojë fushata për caktimin e termineve për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht nuk e kanë marrë dozën e tretë, e që janë në grupin e personave të rrezikuar.

“Qytetarët e rrezikuar, ata që kanë mbi 65 vjeç dhe kanë komorbiditet, ose janë më të rinj se 65 vjeç por kanë disa sëmundje tjera shoqëruese, do t’u arrijë SMS me termin për të shkuar në pikën e vaksinimit dhe për t’u vaksinuar”, tha Petliçkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori