LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: As regjistrim në terren e as anulim në Kuvend

Maqedoni: As regjistrim në terren e as anulim në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ende nuk ka arritur të miratojë propozim-ligjin e qeverisë për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që duhej të niste nga dita e enjte, 1 prill dhe të zgjaste 21 ditë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për të enjten ka caktuar një seancë të re, por ende nuk dihet epilogu i saj ndërkohë që në bazë të ligjit që është në fuqi, regjistrimi duhej të niste në terren. Por, Enti Shtetëror i Statistikës, ka bërë të ditur se ky proces nuk do të nisë derisa të mos përfundojnë procedurat në kuvend lidhur me shtyrjen e këtij operacioni, për të cilin ishin marrë vesh dy liderët maqedonas, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Duke marr parasysh situatën e re në lidhje me regjistrimin dhe në përputhje me Ligjin për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deri në përfundim të procedurës parlamentare, që pritet shumë shpejt, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren. Duke marrë parasysh që regjistrimi është planifikuar të zgjasë 21 ditë, Enti Shtetëror i Statistikave konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e planifikuara të regjistrimit të përfundojnë në kohë”, thuhet në komunikatën e Entit të Statistikës.

Por, opozita shqiptare e cila nga dita e martë kishte bërë të ditur se nuk do të lejojë shtyrjen e regjistrimit, thotë se ky proces është në fuqi dhe se ligjërisht nuk kemi shtyrje të regjistrimit. Skënder Rexhepi, kryetar i Grupit Parlamentar të opozitës shqiptare që përbëhet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, thotë për Radion Evropa e Lirë se opozita ia ka arritur qëllimit dhe se kuvendi tani mund të debatojë vetëm për ndërprerje të regjistrimit.

Ai thotë se vendimi i Zaevit dhe Mickovskit nuk kishte të bënte me pandeminë, por ishte politik.

“Ne nuk lejuam shtyrjen dhe ia arritëm qëllimit. Të gjitha subjektet politike të mërkurën ishin që të mbahet seanca, por ne këtë nuk e lejuam dhe ia arritëm qëllimit. Më nuk mund të ketë shtyrje, por duhet të ketë ndërprerje. Nga mëngjesi i ditës së enjte të gjithë janë të detyruar që të zbatojnë procesin e regjistrimit. Ne në kuvend do të vazhdojmë betejën që të mos lejojmë as ndërprerjen e këtij procesi, pasi konsiderojmë se qëllimi për shtyrjen e këtij procesi nga dy liderët maqedonas që për fat të keq iu bashkëngjitën dhe disa shqiptarë, nuk është shëndetësor, por politik”, thotë Rexhepi, duke shtuar se çdokush që bënë thirrje për të mos u regjistruar apo për të mos u zbatuar ky proces, paraqet vepër penale dhe institucionet, sipas tij, duhet të veprojnë konform dispozitave ligjore, që parashohin gjoba në para për qytetarët dhe padi penale drejtuesit e institucioneve.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha të mërkurën se regjistrimi, sipas ligjit aktual, duhet të fillojë më 1 prill dhe nëse regjistruesit dalin në terren dhe mbledhin të dhëna, ato do të merren parasysh.

Por, ndryshe nga Ministri i Drejtësisë, është shprehur kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas tij, edhe pse më 1 prill ligjërisht fillon regjistrimi, nuk ka logjikë që Enti i Statistikës të fillojë zbatimin e tij.

“Është dërguar një mesazh i qartë se një shumicë më e madhe, madje më e madhe se 2/3 ka qëndrim për shtyrje të regjistrimit në shtator. Në këtë rast nuk ka arsyetim logjik që dikush të firmosë për nisjen e regjistrimit që do të kishte kosto dhe shpenzime të parave publike edhe pse do të ishte mirë të kishte edhe mbështetje ligjore”, ka deklaruar Zaev, duke mbrojtur qëndrimin për shtyrjen me arsyetimin e përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Por, opozita shqiptare konsideron se liderët maqedonas kishin ndërmarrë nismën për shtyrje për shkak të regjistrimit masiv të shqiptarëve në diasporë dhe frikës se kjo mund të reflektohet në uljen e numrit të maqedonasve.

“Shqiptarët në diasporë masovikisht po regjistrohen ndërsa maqedonasit shumë pak dhe rreziku që maqedonasit të dalin nën 50 për qind është shumë i madh. Për ata kjo paraqet rrezik ndërsa për ne është realitet”, thotë Skënder Rexhepi, kryetar i Grupit Parlamentar të opozitës shqiptare.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se janë për shtyrjen e regjistrimit pasi “për momentin prioritet ka imunizimi i qytetarëve për mbrojtje nga pandemia” ndërsa qëndrimin e opozitës shqiptare, më tepër e vlerëson si tentim për fitimin e pikëve politike.

Paraprakisht për gjendjen e krijuar me seancën e kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi kishte fajësuar liderët e dy partive maqedonase, të cilët ishin marrë vesh pa u konsultuar me të për procedurat e nevojshme parlamentare.

“Përshëndes faktin se ata e kanë kuptuar se çdo marrëveshje që bëhet duhet të merr formën institucionale dhe të zbatohet në kuvend. Është shumë mirë që e kanë kuptuar se me apo pa qëllim, është bërë lëshim dhe se për të gjitha matematikat e tyre së paku kryetari i kuvendit nuk ka marrë pjesë që të mund të jetë në rrjedhë për punët që duhet të kalojnë në kuvend”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Regjistrimi i popullsisë kishte nisur më 1 mars me regjistrimin e diasporës, që mobilizoi partitë shqiptarë që t’i bëjnë thirrje diasporës të përfshihen në regjistrim, jo vetëm për të ruajtur parimin kushtetues prej 20 për qind, por për të rritur edhe më shumë numrin e tyre në Maqedoni të Veriut.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është mbajtur në vitin 2002, në bazë të cilit shqiptarët përbejnë 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori