LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pronat që posedojnë bartësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Maqedoni: Pronat që posedojnë bartësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Njësia zgjedhore e cila përfshin komunat e Maqedonisë veriperëndimore është me numrin gjashtë dhe në këto zgjedhje të parakohshme në këtë njësi nga radhët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët do të garojnë liderët e tyre, përkatësisht Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.

Njësia zgjedhore 6 përfshin territorin e 11 komunave: Tetova, Gostivari, Tearca, Bërvenica, Bogovina, Vrapçishti, Zhelina, Jegunoci dhe Kërçova (një pjesë).


Ahmeti ka deklaruar pronë në vlerë prej 132 mijë euro, ndërsa Sela 192 mijë euro

Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti do të jetë bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore. Me ardhjen në funksionin e deputetit, Ahmeti në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë prej 30.000 dollarësh amerikanë, një shtëpi në Kërçovë me vlerë prej 100.000 dollarësh amerikanë dhe një llogari transaksioni me 12.333 euro. Bashkëshortja e tij ka automobilin “Volkswagen Polo” me vlerë prej 7.000 eurosh. Vlera e pronës së deklaruar së Ali Ahmetit është 134.076 euro dhe e njëjta, sipas të dhënave të KSHPK-së, nuk është ndryshuar deri më sot.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bartës liste do të jetë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Në zgjedhjet lokale në vitin 2013 Sela merr funksionin e kryetarit të Komunës së Strugës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, koalicioni i udhëhequr nga ai, Aleanca për Shqiptarët, ka marrë pjesë në zgjedhjet në të cilat Sela u zgjodh për deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputeti Zijadin Sela, me ardhjen në funksionin e deputetit ka deklaruan në KSHPK-në pronë në vlerë prej 192.367 eurosh. E gjithë fleta pronësore është në emër të tij personal dhe përbëhet nga: një tokë dhe shtëpi në fshatin Livadh në Strugë me vlerë prej 112.835 eurosh. Në Strugë ai ka gjithashtu edhe pyll me vlerë prej 59.805 eurosh. Sela posedon automjetin motorik “Jaguar S-Type 2 7D” me vlerë prej rreth 10 mijë eurosh. Ai ka një llogari transaksioni me 53 euro dhe një kredi prej 9.919 eurosh. Sipas të dhënave të KSHPK-së, vlera e pronës së deklaruar së Zijadin Selës nuk është ndryshuar deri më sot.

Kasami dhe Nikollovska – bartës të listës së LSDM-së

Bilal Kasami nga Tetova është politikan i Maqedonisë dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa. Në periudhën e viteve 2004-2006, ai ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë si anëtar i BDI-së. Kasami u largua nga BDI-ja në vitin 2008 dhe është anëtarësuar në Demokracinë e Re, e cila ka shuar në vitin 2011 pas disfatës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura po të njëjtin vit. Njëkohësisht, ai ka qenë profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (2009-2011), ndërsa në politikë u kthye në vitin 2014 me themelimin e partisë Besa.

Fleta pronësore e Kasamit nuk është në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit.

Shoqëruesja e tij, drejtoresha e Inspektoratit Administrativ Shtetëror, Fanica Nikollovska, po ashtu nga Tetova, ka filluar të ndërtojë karrierën e saj profesionale si nëpunës në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë nga viti 2006 deri në vitin 2011. Deri në vitin 2012, ajo ka punuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa deri në momentin e emërimit për drejtor punon në Inspektoratin Administrativ Shtetëror.

Nikollovska aktualisht posedon pronë në vlerë prej 290 mijë eurosh. Në emër të saj në fletën pronësore të deklaruar në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit janë specifikuar vetëm metale të çmuara në vlerë prej rreth 2.400 eurosh. Pjesa tjetër e pronës është regjistruar si pronë e prindërve, shokut martesor dhe fëmijëve. Ata kanë më shumë toja bujqësore në Vrapçisht, banesë në Shkup, dy automjete motorike “Opel Astra” dhe më shumë libreza kursimi devizore si dhe një kredi.

Stojanoska me pronë në vlerë prej 14 mijë eurosh dhe ordinancë private

Dafina Stojanoska është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej vitit 2014. Në vitin 2015 u zgjodh për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, funksion të cilin e kryen deri në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 u zgjodh përsëri për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Vlera e pronës së saj së deklaruar në KSHPK-në është 50.119 euro. Ajo posedon banesë në Gostivar me vlerë prej 34.715 eurosh, automobilin “Renault Clio” me vlerë prej 13.886 eurosh. Fëmijët e saj kanë dy libreza kursimi në denarë secila me nga 758 euro. Stojanoska posedon edhe aksione.

Sipas hulumtimit të SCOOP-it, deputetët-biznesmenë nuk i kanë deklaruar kompanitë e tyre në KSHPK. Deputetja Dafina Stojanoska është regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues dhe pronar i Institucionit privat shëndetësor – ordinancë për stomatologji të përgjithshme – HIPOKRAT Gostivar./Scoop/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori