LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, poleni shton problemet shëndetësore

Maqedoni, poleni shton problemet shëndetësore

Me ardhjen e stinës së pranverës, dukshëm është rritur numri i pacientëve të prekur nga alergjitë. Më së tepërmi, duket se janë prekur fëmijët. Nga reparti pediatrik i Spitalit të Gostivarit, thonë se para dy javëve janë shënuar edhe rastet e para që paralajmërojnë për kujdes dhe preventivë nga alergjitë pranverore të cilat i sjell zakonisht poleni, shkruan gazeta KOHA.

Udhëheqësi i repartit të pediatrisë, Ferit Muça, thotë se tani është një periudhë delikate si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Është periudha e sëmundjeve respiratore ku brenda ditës, për ndihmë mjekësore në repartin e pediatrisë drejtohen rreth dyzet raste, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me simptoma të alergjisë.


“Ditëve të fundit vihet re një rritje e numrit të fëmijëve të cilët preken nga alergjitë, e cila fillon që nga viti i parë i jetës dhe mund të haset deri në moshën 15 vjeçare. Është një problem që prindërit duhet të ndjekin me kujdes tek fëmijët e tyre pasi që nëse nuk bëhen prevencionet e duhura, pasojat mund të jenë të mëdha. Ne brenda dy javëve kemi pranuar me dhjetëra fëmijë të prekur nga alergjitë , por numri duhet të jetë edhe shumë më i madh me që shumica trajtohen tek mjeku amë”, thotë për KOHA, pediatri nga Spitali i Gostivarit, dr. Ferit Muça, i cili merret edhe me trajtimin e alergjive tek fëmijët.

Ai sidomos këshillon prindërit që kanë fëmijë të porsalindur që të bëjnë me kohë alergotestin me qëllim që të mos përballen direkt me komplikacionet. Sipas tij, rreth 30 për qind e pacientëve të cilët janë alergjikë kalojnë në astmë. Kjo ndodh sepse pacientët që janë alergjikë, por që nuk mjekohen, shpesh kalojnë në astmë bronkiale. në zonat rurale është shumë i lartë numri i personave alergjikë, që kanë kaluar në astmë bronkiale.

“Gati 70 për qind e pacientëve janë me alergji dhe 30 për qind kanë kaluar me astmë për shkak të neglizhencës që i kanë bërë sëmundjes. Fakt është se alergjitë vijnë duke u shtuar dhe ato janë të vështira për t’u mjekuar”, thotë mjeku.

Me këtë rast, nga Spitali i Gostivarit apelojnë për vizita tek mjeku dhe përdorim të rregullt të medikamenteve. Alergologët këshillojnë që prindërit të konsultohen me mjekët amë për çdo problem të fëmijëve të tyre, pasi shpesh alergjitë ngatërrohen me virozat e stinës. Për më e rëndësishme me këtë rast është që askush nuk guxon të vetë mjekohet.

Faktorët klimaterikë si ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat, ndotja e ajrit, bashkë me ngrohjen e motit, e karakterizuar nga luhatje temperaturash dhe çelja e luleve në pranverë, ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive. Problemet më të mëdha nga alergjitë shfaqen në orët e para të mëngjesit, kur poleni i luleve ka përqindje më të madhe në ajër. Shenjat më të zakonshme janë hundë që rrjedhin, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, teshtima, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.

Këshillat e mjekëve për preventivë janë që fëmijët të ruhen nga ndërrimi i ambienteve, temperaturave të ajrit , ndaj ushqimeve që japin alergji, të eliminojmë ushtrimet fizike që përkeqësojnë gjendjen, si dhe vizitë tek mjeku specialist. Nëse fëmijët hanë disa ushqime të veçanta në fazat e hershme, ushqime që shumë prej njerëzve përfundojnë të jenë alergjikë, si veza apo frutat e thata, ata janë më pak të rrezikuar të preken nga alergjitë ndaj ushqimeve me rritjen e moshës, thonë ekspertët.

Të dhënat e reja tregojnë se ushqyerja e fëmijës me ushqime që në moshë të vogël ndihmon për parandalimin e alergjive ndaj ushqimit. Ushqyerja me fruta të thata, vezë, peshk e tjerë, që në moshë të vogël, rreth 4-11 muaj, ulte rrezikun e zhvillimit të alergjisë ndaj këtyre ushqimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori