LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për tre vjet janë vrarë 15 gra për arsyen e vetme që janë gra

Maqedoni, për tre vjet janë vrarë 15 gra për arsyen e vetme që janë gra

Nga viti 2013 deri në vitin 2016 në Maqedoni, jozyrtarisht, janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë , gjegjësisht vrasje të qëllimshme të grave vetëm pse janë gra. Kjo sot u theksua në konferencën “Femicidë – vrasje të grave për shkak të asaj që janë gra” në organizim të Rrjetit ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me KB-në.

Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave dhe mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e dhunës familjare ose dhunës intime mes partnerëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare Elena Dimushevska theksoi se në Maqedoni femicidi nuk është rregulluar si vepër e veçantë penale dhe se shqetësuese është që nuk ka statistikë zyrtare të femicidit ose vrasjeve të grave në nivel nacional.

Sipas saj, gratë të cilat janë viktima të femicidit paraprakisht ishin viktima të dhunës, por ishin edhe pak të informuara për paraqitje në institucione adekuate.

Koordinuesja e përhershme e KB-së dhe përfaqësues e përhershme e UNDP-së Luiza Winton tha se pas çdo vrasjeje ka një histori të gjatë të njerëzve të cilat kanë ditur diçka, por nuk kanë vepruar. Në të gjitha rastet ekziston obligim përmes të drejtës obligative që të ndërmerret aksion që të mbrohet viktima potenciale. Porositi se më me rëndësi për Maqedoninë është që të ratifikohet Konventa e Stambollit.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Svetlana Cvetkovska tha se te ne ende ndodh që të moralizohen këto ngjarje, të akuzohen gratë se vetë janë fajtore për atë që ka ndodhur, se ata e kanë provokuar përdhunuesin dhe se vetë janë fajtore për pasojat.

Informoi se për këtë qëllim është formuar grup punues nga shumë përfaqësues nga institucionet ndërdikasterial, por e dhe se janë të përfshira edhe organizatat joqeveritare. Cvetkovska tha se në MPPS intensivisht punohet edhe në hapjen e Qendrës për viktima të dhunës seksuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori