LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për certifikatë të sigurisë për sekret shtetëror nuk ka shtetësi të dyfishtë

Maqedoni, për certifikatë të sigurisë për sekret shtetëror nuk ka shtetësi të dyfishtë

Për certifikata të sigurisë në nivel të sekretit shtetëror, personi mos të ketë shtetësi të dyfishtë, ndërsa për certifikatë të sigurisë në nivel rreptësisht e besueshme, personi të mos jetë shtetas i një shteti që nuk është anëtar i NATO-s.

Ky është amendamenti i harmonizuar mes deputetëve të opozitës dhe pozitës, i cili u pranua pas një diskutimi të gjatë në seancën e sotshme të Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte Propozim-Ligji për informacione të klasifikuara, në lexim të dytë. Deputetët e OBRM-PDUKM-së, mes tjerash kërkuan që certifikata në nivel rreptësisht e besueshme mos t’i jepet personit i cili nuk është shtetas i vendit anëtar të NATO-s dhe BE-së, me çka i njëjti nuk u pranua nga ana e përfaqësuesit të qeverisë.


“Faktor kryesor kufizues për qasje deri te informacionet e klasifikuara si sekret shtetëror është parim ‘është e nevojshme të di’”, potencoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shtoi se shtetësia e dyfishtë është nivel shtesë i sigurisë. Ajo sqaroi se në këtë drejtim personat duhet të selektohen në baza të asaj që e punojnë dhe për atë që vendosin, dhe jo mbi baza të shtetësisë. Po ashtu ajo sugjeroi që mos të udhëhiqen nga politika se ky Ligj për informacione të klasifikuara nuk duhet të bën dallim mes Aleancës dhe shteteve tjera, pasi që anëtarësimi në NATO është i sigurte, ndërkaq ekziston edhe dallim mes shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që nuk janë.

“Gabim është të mendohet se me vendosjen e kushteve më rigoroze do ta zvogëlojmë numrin e poseduesve, të cilët kanë qasje deri te informacione e klasifikuara si rreptësisht të besueshme apo si sekret shtetëror. E kundërta duhet të jetë. Nuk guxon që numri i njerëzve të cilët kanë qasje deri te sekreti shtetëror të jetë i madh. Qasje deri te këto dokumente të klasifikuara duhet të kenë një numër i vogël i njerëzve”, tha mes tjerash Shekerinska.

Ajo informoi se për momentin qasje deri te këto dokumente të klasifikuara për sekret shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, pa Ushtrinë, nuk kanë më tepër se dhjetë persona. Në të kaluarën, sipas Shekerinskës, keqpërdorimi i informacioneve të klasifikuara kanë qenë instrument i keqpërdorimit të politikës, financave apo përplasjes personale.

Në pyetjen e deputetit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Poposki se vallë kufizimi për certifikatat e sigurisë me nivel rreptësisht të besueshme për personat me shtetësi të dyfishtë për vendet të cilët nuk janë anëtarë të Aleancës është kërkesë e NATO-s, ministrja Shekerinska potencoi se kjo çështje e cila në nivel nacional duhet të zgjidhet për shkak se vendimet në shtete të caktuara janë të ndryshëm nga më restriktiv deri në shumë liberal.

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska nuk e pranoi amendamentin e opozitës me të cilën kërkuan të largohet mundësi e dhënë në Propozim – Ligj për emërimin të zëvendës – drejtorit të Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara. Por, u pranua amendamenti i një deputeti tëOBRM-PDUKM-së, që një institucion kompetent mjekësor të konstatojë për zvogëlim apo jo të shëndetit mendor për humbjen e certifikatave të fituara të sigurisë.

Paraprakisht, Parlamenti në vazhdimin e seancës të 114-të e konfirmoi nevojën për miratimin e Ligjit të ri për informacione të klasifikuara dhe e dha për lexim të mëtutjeshëm.

Duke e elaboruar Propozim – Ligjin, ministrja Shekerinska, tha se kjo zgjidhje ligjore nënkupton përshtatje serioze drejt rregullativës evropiane, por siç shtoi më e rëndësishme është se garanton edhe nivel të lartë të harmonizimit me standardet dhe parimet gjatë përpunimit të informacioneve të klasifikuara në Aleancë.

“Ligji është një prej adutëve kryesore që duhet ta siguron jo vetëm anëtarësimin tonë në NATO, por edhe ta siguron pjesëmarrjen tonë si partnere në të cilën NATO mund të mbështetet”, tha Shekerinska.

Në Ligjin për informacione të klasifikuara, siç theksoi ajo, po bëhet balanc i mirë mes sigurimit të informacioneve dhe asaj që është tepër e rëndësishme, si dhe mes keqpërdorimit të informacioneve të klasifikuara për mbulimin e keqpërdorimeve.

Si një nga problemet, ajo pastaj theksoi se shumë njerëz në sektorë të ndryshëm të shtetit kishin certifikata të NATO-s për një sërë arsyesh. Ndryshe, shtoi se vetëm në sektorin e mbrojtjes numri lëviz nga 1.200 deri në 1.500 persona, të cilët posedojnë certifikata, tani zvogëlohet nga 200 deri 300./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori