Maqedoni, operatorët do të ndërpresin me riemetimin e TV kanaleve vendore dhe të huaja, përveç të servisit publik
Riemetimi i të gjitha TV-kanaleve vendore dhe të huaja përmes operatorëve të Maqedonisë së Veriut do të ndërpritet. Operatorët do ta transmetojnë vetëm servisin publik – RTVM1, RTVM2 dhe Kanalin kuvendor, unanimisht vendosi Shoqata e Teknologjive Informatiko-Komunikuese, ku janë bashkuar të gjithë operatorët.
Siç bënë të ditur nga shoqata, vendimi i këtillë ka të bëjë në ndryshimet e reja të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (LSHMAA), që Kuvendi e miratoi më 16.2.2020, në ditën e shpërndarjes, me procedurë të shkurtuar dhe jotransparente dhe pa debat paraprak publik.
Për këtë, siç theksohet, vendim i detyruar që të ndërpritet riemetimi i TV kanaleve vendore dhe të huaja, Shoqata i ka informuar presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Qeverisë, ministrat dikasterial në Qeveri, AKE-në, ASHMAA-në, Komisionin Evropian, radiodifuzerët e huaj dhe vendorë dhe opinionin ndërkombëtar.
“Arsye për një hap të këtillë janë ndryshimet ligjore me të cilat operatorëve u imponohet obligim që të garantojnë për të drejtat autoriale të programeve të cilat ato nuk i prodhojnë, por vetëm i riemetojnë dhe për këtë të mbajnë përgjegjësi materiale dhe penale. Detyrimi i këtillë i përcaktuar me Ligj është në kundërshtim me Direktivat e BE-së dhe të të gjitha parimeve themelore të veprimtarisë radiodifuzive dhe politikës mediatike të përcaktuara nga ana e BEsë, për çfarë Shoqata ka marrë edhe mendim me shkrim nga ana e Delegacionit të BE-së në vend. Njëkohësisht, ky detyrim i këtillë ligjor për operatorët paraqet gjendje të fuqisë madhore dhe është e pazbatueshme sepse operatorët të cilët riemetojnë program nuk munden të kenë as kontroll, as përgjegjësi për atë nëse janë rregulluar të drejtat autoriale për të gjitha programet individuale që i krijojnë dhe emetojnë televizionet”, qëndron në kumtesën e Shoqatës.
Njëherit, nga Shoqata e teknologjive informatike-komunikuese theksojnë se kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese për aprovimin e një mase të përkohshme të cilën do të anulohet zbatimi i tij, për shkak të paligjshmërisë.
Vendimi për ndërprerjen e riemetimit të kanaleve televizive do të jetë në fuqi derisa institucionet kompetente nuk gjejnë zgjidhje të pranueshme me të cilën do të shfuqizohen dispozitat ligjore kontestuese. Si rezultat i pazbatueshmërisë së Ligjit, e me qëllim shfrytëzuesit të TV-shërbimeve të mos dëmtohen, operatorët nuk do ta paguajnë shfrytëzimin e TV-shërbimeve për periudhën derisa zgjat ndërprerja, qëndron në kumtesën e Shoqatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë