LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, numri i rasteve me tuberkuloz në rënie të vazhdueshme

Maqedoni, numri i rasteve me tuberkuloz në rënie të vazhdueshme

Numri i rasteve me tuberkuloz në vendin tonë është në rënie të vazhdueshme, por sëmundja është ende prezente. Këtë e kanë konfirmuar për AIM nga Spitali i Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët “Kozle” dhe Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit.

Drejtori i Spitalit të Sëmundjeve të Mushkërive tek Fëmijët “Kozle”, doktor Besnik Zeqiri, thotë se në Institut mesatarisht çdo vit kanë nga 10 deri në 12 fëmijë.


“Për shkak të pandemisë së Kovid-it, këto shifra ishin më të ulëta në dy vitet e fundit, nga pesë deri në tetë fëmijë për çdo vit. Këtë vit për dy muaj kemi diagnostikuar 11 raste me tuberkuloz dhe rreth 20 me infeksion latent të tuberkulozit”, tha për AIM, drejtori i Spitalit, Zeqiri.

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5106, ndërsa deri më tani kanë vdekur 238 persona. Dje janë regjistruar 101 raste të reja me KOVID-19, nga 776 testime dhe pesë raste me vdekje .

Ai sqaroi se në repartin e tyre të tuberkulozit, aktualisht në spital po trajtohen gjashtë fëmijë dhe të gjithë janë në gjendje stabile.

“Për parandalimin e kësaj sëmundjeje kërkohet vaksinimi me vaksinën BCG pas lindjes, zbulimi i të sëmurëve, kryesisht të rriturve me TBC pulmonar që përhapin infeksionin dhe më e rëndësishmja zbulimi i kontakteve dhe vëzhgimin e tyre, veçanërisht fëmijët që kanë nevojë për terapi të përshtatshme mbrojtëse, si të mos zhvillohet sëmundja”, theksoi Zeqiri.

“Ndonëse është një sëmundje e shërueshme dhe e parandalueshme, 141 vjet nga zbulimi i agjentit shkaktar të tuberkulozit, 75 vjet nga zbulimi i barnave efektive, tuberkulozi është ende një problem shëndetësor global. Është i pranishëm në të gjitha vendet dhe të gjitha grupmoshat. Çdokush mund të sëmuret nga tuberkulozi. Megjithatë, grupe të caktuara njerëzish janë në rrezik të shtuar për tu infektuar, përkatësisht njerëzit që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një të sëmurë me tuberkuloz, anëtarët e familjes, veçanërisht fëmijët, pastaj personat që jetojnë me HIV, gjithashtu njerëzit që jetojnë në kolektivë burgjesh si strehimoret për migrantët dhe të pastrehët, burgjet, repartet psikiatrike, personat që jetojnë me mjete materiale nën kufirin e varfërisë, si dhe pacientët kronikë me imunitet të reduktuar, ku nuk ka mundësi për parandalimin e sëmundjes – diabetikët, pacientët me kortikoterapi afatgjatë, pacientët nga sëmundjet malinje”, theksoi Zejneli.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori