LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, numri i personave të prekur nga autizmi shënon rritje

Maqedoni, numri i personave të prekur nga autizmi shënon rritje

Dita Ndërkombëtare e Autizmit – 2 Prilli me aktivitete të ndryshme shënohet në mbarë botën, ku organizatat shëndetësore dhe të shoqërisë civile angazhohen që të ngrenë vetëdijen për këtë sëmundje, shkruan AA.

Republika e Maqedonisë nuk ka një regjistër të personave me autizëm dhe nuk ka statistika të sakta sa fëmijë janë të prekur nga kjo sëmundje. Zyrtarisht janë të regjistruar 140, por supozohet se numri është shumë më i lartë. Vlerësimet shkojnë deri në disa mijëra.


Nga Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizmin thonë se në Maqedoni nuk ekzistojnë mënyra të sofistikuara për të diagnostikuar autizmin dhe shpesh ndodh që të ketë diagnoza të gabuara.

Sipas një studimi të vitit të kaluar të kryer nga Avokati i Popullit në disa qytete të Maqedonisë, 93 fëmijë me autizëm prej të cilëve 68 meshkuj dhe 25 fëmijë, ndjekin shkollën fillore, mirëpo vetëm një numër i vogël prej shkollave kanë ekip profesional për të punuar me fëmijët me autizëm.

Në mbarë territorin e Maqedonisë ndodhen 24 qendra në dispozicion të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Para tre vitesh në Shkup, në ditën botërore kushtuar autizmit, për herë të parë u hap Qendra ditore ku legopedi, psikologu, defektologu dhe kujdestarja kujdesen për rreth 15 fëmijë dhe adoleshentë. Prindërit e fëmijëve me autizëm, si dhe punonjësit sociale thonë se ballafaqohen me problemin për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga kjo sëmundje që të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqëri.

Ndryshe, autizmi në Maqedoni për të ngritur vetëdijen e publikut me dekada përmendej vetëm më 2 prill. Por, vitet e fundit autizmi si sëmundje filloi të përmendet më shpesh./Telegrafi/